Maqedoni

Letërnjoftimet, MPB: Prej sot nisën të shtypen, të hënën lëshohen

21.08.2021 14:22

Pas dy mujash stagnim sot filloi shtypja e letërnjoftimeve....

Pas dy mujash stagnim  sot filloi shtypja e letërnjoftimeve. Problemi u tejklaua pasi që qeveria  solli akt nënligjor për harmonizim të ligjit për letërnjoftime me ligjin për përdorimin  e gjuhëve. Nga e premtja vendimi është shpallur në gazetën zyrtare ndërkaq minsitri I brnedshëm Spasovski është I obliguar të kryejë  aktivitetet  për miratimin e aktit nënligjor për dhënien e letërnjoftimeve. Nga MPB thonë se dhënia e lëtërnjoftimeve do të fillojë nga e hëna ndërsa shërbimet administrative do të punojnë edhe gjatë fundjavëve.
 
“Pritet dhënia e letërnjoftimve të para të fillojë nga e hëna. Shërbimet do të punojnë edhe gjatë fundjavës që të arrijnë të shtypin sa më shumë letërnjoftime dhe me këtë  dua të bëj apel të mos krijohen turma nga qytearët.”, tha Suzana Praniq Talevska nga MPB.
 
Qytetarët të cilët nuk posedojnë dokument personal valid mund të kryejnë tranaksione në banka me pasaport apo me vërtetim të MPB-së për dorëzim të kërkesës për letër njoftim. Kjo marrëveshje është arritur mes qeverisë dhe  Asocioacionit  bankar të Maqedonisë. Procesi   i shtypjes së letërnjoftimeve stagnoi pasi që parlamenti nuk mundi ta votojë ligjin për letërnjoftime sepse procedura u bllokua për shkak të ndryshimeve që i proozoi  Lëvizja BESA. Edhe e Majta e bllokoi ligjin me mbi 1 mijë amendamente. Në periudhën e kaluar rreth 40 mijë qytetarë ngelën pa dokument valid personal.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU