Maqedoni
Situata në Pollog, Filipçe: Nuk do të izolohen Tetova dhe Gostivari
21.08.2021 14:38
Tani për tani nuk do të ketë karantinë për Tetoven dhe Gostivarin...

Tani për tani nuk do të ketë karantinë për Tetovën dhe Gostivarin, njoftoi ministri ishëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij një masë e tillë është e panevojshme për momentin dhe se kjo nuk do ta pengonte përhapjen e virusit.
“E shqyrtuam me kolegët dhe një pjesë e ekspertëve edhe këtë çështje, tani për tani jo, kjo masë do të ishte shumë e ashpër, aksentin po e vendosim tek vaksinimiç Do të ketë afro 20 vende ku do të mund të jepen vaksina. Kjo do të shkarkoj pak pikat e tjera të vaksinimit sepse Vaksina është shpëtimi i vetëm nga koronavirusi.”, tha Venko Filipçe, ministrër i shëndetësisë.
Imunizimi, Filipçe: Vazhdoni me vaksinim, këtu është shpëtimi
Ndërkohë Filipce vazhdon me thirrjen për tu vaksinuar masovikisht ngase sipas tij vetëm imuniteit kolektiv me vaksinim parandalon valë tjera të reja. Për të qenë vaksimi më I shpejtë Filipçe thotë se do të hapet sërish vaksinimi në sallën Boris Trajkovski.
“Është e vërtetë se se ka studime që konstatojën se qytetarët kanë imunitet 5 apo 6 muaj pasi që kanë kaluar kovdin megjithatë imuniteti natyral po zvogëlphet dhe amrrë parasysh se kemi rekomandime për vaksinim sa më të shpejtë që të arrieht imuniteit kolektiv sepse imuniteti vaksinal është aftagjat dhe parandalon valët e reja.”, tha Filipçe.
I pyetur se përse qeveria nuk pranon hyrjen e qytetarëve në gastreonomi dhe objekte tjera me test PCR negative, Filipçe tha se kjo bëhet për arsye të rritjes së vetëdijes së imunizimit të popullatës ndërkaq, testet e shpeshja janë edhe barrë financiare për qytetarët.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
