Maqedoni

Dibër, shtohet interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar

21.08.2021 15:22

Procesi i imunizimit masiv me vaksinat anti Kovid...

Procesi i imunizimit masiv me vaksinat anti Kovid, në komunën e dibrës po zhvillohet pa pengesa.
 
Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19 gjatë dy javëve të fundit, ka filluar të rritet interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar.  Deri më  sot nw qytetin e Dibrws janë realizuar dhjet mijë vaksina katër mij qytetarë kanë pranuar nga dy vaksina dhe 2 mijw qytetarë me nga një vaksinë.
 
“Kemi një ekip  të shkëlqyer të cilët punojnë pa ndërpre varësisht prej numrit prej orës 7.30 deri në ora 18 të mbrëmjes. Momentalisht kemi prej te gjitha llojet e vaksinave sot kemi pranuar 400 ampulla, astra zeneka kemi 250, mirepo kemi mare edhe prej lloit te fajzer, ku kemi marre afër 1000 doza fajzer. Kjo procedure gati shkon per cdo dite ne menyre rregullare, edhe ashtu qe apeli I jonë është nëse ka mundësi qytetarët patjetër të kalojnë nw  imunizimin gjeneral të popullatës si e si tiu largohemi infeksioneve. E vetmja menyrë që të mos kemi problem me virusin është që pacientet të vaksinohen.”, tha Baki Halili, drejtor i spitalit te Dibres.
 
Për-ndryshe vetëm gjatë javës që e lam pas në komunën e Dibrës  janë evidentuar mbi 146 raste aktive me Covid 19.
 
ATLI DEMA