Maqedoni

KSHZ: Sot nisi shqyrtimi publik i listës zgjedhore

21.08.2021 16:47

Qytetarët prej sot mund të kontrollojnë të dhenat e tyre ne listën zgjedhore për zgjedhjet lokale...

Qytetarët prej të shtunës  mund të kontrollojnë të dhenat e tyre ne listën zgjedhore për zgjedhjet lokale, Gjithashtu mund të largohen tërsisht nga lista zgjedhore nëse dëshirojnë një gjë të tillë apo të ndyshojnë të dhënat, si vendbanimi ose ndryshimi i mbiemrave.

“Ata mund të paraqiten për të kontrolluar të dhënat e tyre në listën zgjedhore, atë ta bëjnë: në formë elektronike, në ueb faqen zyrtare të KSHZ-së ose të vijnë personalisht në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së. Gjatë kohës së shikimit publik, qytetarët mund të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në ekstraktet e listës zgjedhore. Krërkesa për regjistrim, plotësim ose shlyerjen e të dhënave në Listën zgjedhore parashtrohet me shkrim.”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
 
Afati për kontrollimin e të dhanave mbaron më 9 shtator. Pas 20 ditësh KSHZ do ta vendosë për kontroll gjendjen e re të të dhënave në Listën zgjedhore, që do të shfrytëzohet në ditën e zgjedhjeve.
 
FARIJE DAUTI BAKIU