Maqedoni

Mësimi dhe protokollet anticovid, Duraku: Jemi gati për mësim me prani fizike

21.08.2021 17:21

Fillimi i vitit të ri shkollor gjithnjë sjell shumë sfida për shkollat, mësuesit, fëmijët dhe prindërit.....

Fillimi i vitit të ri shkollor gjithnjë sjell shumë sfida për shkollat, mësuesit, fëmijët dhe prindërit, të cilët duhet të përshtaten me metodën e re të mësimdhënies, në rrethana të imponuara nga pandemia e virusit korona. Kompetentët e MASH-it, thonë që  varësisht gjendja epidemiologjike dhe ambientimi i sistemit arsimor me virusin, mund të ndryshojë edhe mbarëvajtja e procesit mësimor nga prezenca fizike në mësim nga distance. Andaj shkollat duhet të kenë mbështetje të madhe nga MASH-I, që të munden të përmbushin nevojat në mënyrë që çdo fnxënës të ketë qasje në arsimin cilësor, dhe gjithë përfshirës.
 
Protokollet e përcaktuara anticovid  rreptësisht duhet të respektohen. Megjithëse pranojnë se menaxhimi i situatës me virusin bashkë me ndjekjen e arsimit me prezencë fizike do të jetë i vështirë kompetentët e shkollave thonë se protokollet anticovid  duhet të respektohen në mënyrë të përpiktë.  
 
“Kështu që duke u bazuar në vendimin dhe protokollet nga ana e minsitrisë ne jemi gati të fillojmë me 1 shtator. Protokollet ishin diku 18 pika ku më I kemi të njohura duke mbajtë distanc me simptome mos të vijnë në shkollë matja e temp 80% e masave edhe popullata por edhe nxënësit I kanë të njohur.”, tha Visar Duraku, drejtor i sh.m “Cvetan Dimov”.
 
“Duke e ditur që distance prej njërit nxenës deri tek nxënësit tjetër duhe të jetë një metër e gjysëm ajo tani dihet që klasa numëron më shumë nxënës rreth 30 nxënës I kemi pezent. e kemi sitemuar që në një bank të qëndron një nxënës dhe tjetra të jetë e lirë edhe pse kushtet fizike janë të vështirta por gjithsesi mundë të menaxhohen. Por duhet edhe një disciplinë më e madhe nga ana e nxënësve.”, tha Ajshe Beqiri, arsimtare –“ZLM”.
 
Reformat në arsim, Jakupi: Arsimi cilësor do prkushtim nga të gjithë
 
Përveç sfidës me virusin korona shkollat, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të ambientohen edhe me reformat e reja që ka paralajmëruar Ministria e Arsimit. Librat digjital dhe ditari elektronik bashkë me bashkimin e disa lëndëve në një lëndë, do të jenë sfidë shtesë për trekëndësin arsimor. Mësimdhënësit thonë se digjitalizimi i librave nuk duhet të parashikojë që në këtë faze ti lë nxënësit pa librat në formë të shtypur para vetes në bangën e mësimit.Sa u përket ditarëve, mësimdhënësit thone se vetëm me plotësimin e një ditari  volumi I punës përgjysmohet. 
 
“Ditarin elektronik sa vite e punojmë ne deri tani kemi bërë punë të dyfishtë  kemi qenë të detyruar ta plotësojmë edhe ditarin klasik edhe ditarin elektronik por nëse largohet njëri neve do të na lehtësoihet puna por ditari klasik do të largohet nga klasa e 1 deri në të 7. Është mënyrë interesante  hap librin para nxënësve e zbret punon  bënë kopje e ndonjë faq por nëse prindi kërkon që fëmija e tij ta ketë librin e shtypur atëher gjithcka bie në ngarkim të shkollës sepse vetë shkolla duhet të ju sigurojë fotokopje edhe pse  90% e prindërve do të shkojnë në këtë mënyrë. Sepse jo secili fëmijë ka laptop në shtëpi sepse fëmijëlt në një moshë më të vogël ka nevojë për ndihmën e prindit.”, tha Suzana Jakupi, arsimtare 
 
Reformat e paralajmëruara nga Ministria e Arsimit, nxitën polemika të shumta në opinion. Reagimet erdhën edhe vetë nga mësuesit, prindërit por edhe nga nxënësit. Sipas tyre, duhet të ketë kujdes dhe institucionet arsimore të konsultohen me të gjithë faktorët e në veçanti me mësimdhënësit, sepse ata drejtpërdrejt ndikohen nga reformat në arsim. 
 
REJHANE BUSHI METAJ