Maqedoni

Covid 19, 22 viktima, 1250 raste të reja, 265 të shëruar

21.08.2021 18:35

Edhe më tej vazhdojnë të rriten shifrat covid në vendin tonë....

Edhe më tej vazhdojnë të rriten shifrat covid në vendin tonë.
 
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 8192 teste të kryera 1250 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Numri më i lartë është regjistruar në Shkup, 421, Gostivar 192 dhe Tetovë 133 raste të reja. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit 22 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin ndërsa 265 persona janë shëruar.
 
Në Kosovë në 24 orë u regjistruan 8 viktima dhe 2.279 raste të reja. Në Shqipëri u regjistruan 658 infektime të reja dhe 2 humbje jete.