Maqedoni
Letërnjoftimet, VMRO dhe LSDM me akuza të ndërsjella
21.08.2021 18:56
Zvarritja dhe tejkalimi i problemit me letërnjoftimt e reja ka bërë që VMRO dhe LSDM të shkëmbejnë akuza të ndërsjella....

Zvarritja dhe tejkalimi i problemit me letërnjoftimt e reja ka bërë që VMRO dhe LSDM të shkëmbejnë akuza të ndërsjella. Nga VMRO-DPMNE thonë se kjo nuk është hera e parë që kjo Qeveri thyen ligjet, dhe se do të mbahet përgjegjësi si për aferat me pasaportat ashtu edhe zvarritjen e dhënjes së letërnjoftimeve.
“Për gjëra shumë të vogla njerëzit tani janë nëpër gjykata nga MPB-ja dhe institucione tjera. Për një punë kaq të madhe, duhet të mbajnë përgjegjësi, ata nuk kanë përgjegjësi për aferat me "pasaportat". E gjithë kjo situatë në shtet është që të mos kemi letërnjoftime, rreth 40,000 qytetarë në muajt e fundit janë fotografuar për letëronjoftime dhe nuk mund t'i merrnin. Të gjithë ata që punojnë në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet e tjera I paralajmëroj që të jenë të kujdesëshëm.”, tha Aleksandar Nikoloski, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM ndërkohë thonë se nuk do të lejojnë që qyetarët të mos mudë të funksionojnë normalisht për shkak të bllokadave të VMRO-DPMNE-së dhe Partisë Së Majt. Me sjelljen e mbi 1000 amandamenteve të projektligjeve kanë bllokuar punën e institucioneve, ndërsa nga ana tjetër dalin me deklarata që sistemi nuk ka kapacitet tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve thonë nga LSDM.
FARIJE DAUTI BAKIU
