Maqedoni

Parashikimi i motit

22.08.2021 12:01

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm me vranësira të vogla lokale, dhe erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa maksimalja do të jetë prej 29 deri 37 gradë. 
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell, me vranësira lokale dhe me erë kryesisht të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë.
 
Nesër dhe mbasnesër moti do të jetë stabil, me rritje graduale të temperaturës ditore. Të mërkurën sërish do të ketë dukuri të reshjeve lokale të rrëmbyeshme dhe erë të përforcuar, ndërsa nga e enjtja kryesisht në male do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut.