Maqedoni
Mbi 100 viktima nga Covid 19, Lumani: Dasmat janë shkaku kryesor i ifeksionit
22.08.2021 15:02
Maqedonia e Veriut, njëjtë si pjesa më e madhe e Botës, po numëron rekorde të të vdekurve dhe të infektuarve nga COVID-19...

Maqedonia e Veriut, njëjtë si pjesa më e madhe e Botës, po numëron rekorde të të vdekurve dhe të infektuarve nga COVID-19. Vetëm gjatë javës u shënuan mbi 100 viktima.Varianti “DELTA” është shumë më i rrezikshëm se varientet tjera të virusit Corona, sepse pasojat janë më të rënda, shpesh me përfundim fatal dhe trasmetohet shumë lehtë nga një person në tjetrin, thotë mjeku Sedat Lumani, I cili informon se familje të tëra janë të infektuar me covid 19. Shkak I kësaj sipas Lumanit janë ahengjet familjare apo dasmat.
“Ky variant është më I rrezikshëm dhe më I shpejt. Familje komplet të infektuar, në krahësim me variantet tjera. Më herët disa antar të një familje ishin pozitiv të tjetër negative, tash për fat të keq shumica e familjeve janë komplet të infektuar. Dasmat janë një prej faktorëve kryesor sepse aty është tubimi masiv I njerëzve.”, tha Sedat Lumani, mjek.
Përqindjet e të pavaksinuarve variojnë nga 85 përqind në rastet aktive deri në 92 përqind në vdekje. Në dy javët e fundit, epidemia e korinavirusit mori 101 jetë, dhe Ministria e Shëndetësisë informon se 9 pacientë, pra vetëm 8% ishin të vaksinuar, por kishin sëmundje tjera kronike. Megjithatë ne mesin e të hospitalizuarve ka shumë persona që janë vaksinuar me të dyja dozat. Lumani thotë se vaksina nuk mbron 100% organizmin por është e vetmja zgjidhje për momentin.
“Vaksina është mbrojtja e vetme nga aspekti medikamentoz për shkak se për virusët nuk ka terapi kaozale. Preventive është në rradhë të parë . një prej preventivës kryesore është vaksina. Me gjithatë kemi njerëz të hospitalizuar me një dozë por edhe me dy doza të cilët janë pozitiv, kanë simtoma dhe janë të hospitalizuar. Kjo flet se nuk është 100% mbrojtje por duhet të vaksinohemi, e vetmja mënyrë është që të mbrohemi në aspektin shëndetësor është vaksinimi.”, tha Lumani.
Mbi pesë mijë qytetarë aktualisht janë në izolim sepse janë pozitivë ose dyshues për virusin, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Brendshme.
Situata është kritike në Qendrën Klinike në Tetovë ku objektet janë të mbushura dhe ku aktualisht ka afër 130 të shtruar. Janë 88 të shtruar në Gostivar dhe 80 në Kumanovë. Në qytetet e tjera numri i pacientëve varion nga 18 në 38 persona të shtruar pozitivë për koronavirus. Ajo që është shqetësuese është se shumë prej tyre janë të lidhura me mbështetjen e oksigjenit.
Vaksinimi masiv vazhdon dhe pothuajse gjysmë milioni qytetarë janë rivaksinuar plotësisht.
Deri dje janë vaksinuar gjithsej 638,428 qytetarë. Doza e parë e vaksinës u mor nga 13,275 qytetarë dje, dhe vetëm dje u vaksinuan gjithsej 17,623 qytetarë. Gjithsej 1,134,231 doza vaksinash janë aplikuar në vend, dhe 495,803 qytetarë janë rivaksinuar.
FARIJE DAUTI BAKIU
