Maqedoni
Pushimet në Shqipëri përfundojnë në tragjedi, tre të mbytur dy prej tyre nga Maqedonia e Veriut
22.08.2021 15:28
Pushimet në bregdetin shqiptar ditën e sotme kanë përfunduar në tragjedi..

Pushimet në bregdetin shqiptar ditën e sotme kanë përfunduar në tragjedi për tre persona, dy prej të cilëve nga Manastiri I Maqedonisë së Veriut.
Dy turistë nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut Riste Dimovski 77 vjeç dhe Cvetko Mitanovski 79 vjeç janë mbytur këtë të diele në plazhin e Spillesë. Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve ata nuk arritën dot të mbijetonin. Ata ishin dy shokë të ngushtë që kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar. Pasi kishin konsumuar drekën, 3 prej tyre kanë hyrë në det, por vetëm njëri arriti të dilte gjallë. Gjithashtu i mbytur ditën e sotme është një 59-vjeçar i identifikuar si Hasan Hysenaj, i cili po lahej në plazhin e Velipojës. Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
