Maqedoni

U promovua libri i par digjital, Stojanovska: Më i kuptueshëm për nxënësit

22.08.2021 16:30

U promovua libri I parë digjital për shkencat natyrore I detikuar për klasën e katër...

U promovua libri I parë digjital për shkencat natyrore I detikuar për klasën e katër. Libri është I pasur me përmbajtje në formë të fotografive, videove, kuizeve, lojrave dhe animacioneve. Qëllimi I matrialit sipas autores Biljana Stojanovska është që të rrisë dëshirën për mësim te nxënësit. Libri është përgatitur edhe nga dy mësimdhënëse, sipas tyre libri digjital do të jetë shumë argëtues dhe më I kuptueshëm për nxënësit.
 
“Përmes shrytëzimit të këtij libri, nxënësit do t’I zhvillojnë aftësitë e tyre për shprehje krijuese, mendim kritik, komunikim dhe bashkëpunim të cilat, në fakt, janë pjesë e Standardeve Kombëtare. Ne arritëm të krijonim një tekst cilësor të pasuruar me përmbajtje dixhitale në formën e fotografive, videove, kuizeve, lojërave dhe animacioneve interaktive. Përmes tyre, studentët do të jenë më gjithëpërfshirës dhe argëtues për të plotësuar njohuritë e tyre për natyrën dhe botën përreth tyre, burimet natyrore, kuptimin dhe ruajtjen e tyre. Nxënësit në këtë nënyrë më lehtë do ti kuptojnë mësimet shkollore.”, tha Biljana Stojanovka, krijuese e librit digjital. 
 
Me këtë, praktikisht fillon zbatimi i Konceptit të ri, i cili në 5-6 vitet e ardhshme duhet të zbatohet plotësisht deri në klasën e nëntë. Materialet dixhitale të të mësuarit janë një mjet tjetër me të cilin nxënësit  do të zotërojnë me sukses materialin. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU