Maqedoni

Gjendje e rëndë në spitalin e Tetovës, 5 viktima, 14 të infetuar të rinj pranohen në 24 orë

22.08.2021 17:01

Alarmi në klinikën e Tetovës akoma është e ndezur....

Alarmi  në klinikën e Tetovës akoma është e ndezur. Në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 14 pacient ndërkaq në të gjitha katër repartet momentalisht nga virusi kovid  mjekohen 123 persona, thuajse të gjithë me pasqyrë të rëndë shëndetësore. Ndërkaq, të vdekur janë rregjistruar 5 persona, mes tyre më i riu 49 vjeçar.
 
“Kjo situatë tregon se nuk është kufi mesatar  do të thoja sikur pandemitë tjera  ku të sëmurit ishin mbi 60 vjeç. Tash kemi edhe pacient të rritur, ndër 50  vjet,  që do të thotë se është një alarm se virusi i kap edhe të rinjt.”, tha Gëzim Nuredini, kordinator i qendrës Covid në Tetovë.
 
Ndërkaq numri i kontrolleve në ambulanca nuk jep prognoza optimiste se gjendja me virusin do të stabilizohet.
 
“Për fat të keq kemi numër të madh i kontrolleve në ambulantë që do të thotë se do të kemi ditë të vështira në të ardhmen, sepse këto pacient janë potencial për hospitalizim.”, tha Nuredini.
 
Nuredini vazhdon apelin për imunizim kolektiv. Sipas tij, mbi 90% e të shtrirëve  në spital nuk kanë qenë të vaksinuar. Ndërkohë në fshatin Neproshten të Tetovës janë mbyllur të gjitha kafiteritë.Ata punojnë momentalsiht sipas rendit: "Merr dhe ik". Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga banorët e tjerë të Tetovës dhe rrethinës, me qëllim që të parandalohet valë e re e virusit dhe të ulet numri i të infektuarve, thonë banorët e fshatit Nerasht.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU