Maqedoni
Masat e reja kundër Covid 19, Qyra: Duhet të mendohet edhe për biznesin
22.08.2021 17:26
Mbyllja dhe kufizimi I aktivitetit të bizneseve si pasoj e vales së re nga Covid 19...

Mbyllja dhe kufizimi I aktivitetit të bizneseve si pasoj e vales së re nga Covid 19 mund të dëmtoj edhe më shumë ekonominë. Pas një vitit të rëndë me hapje-mbyllje shumë biznese rrezikojnë falimentimin. Sipërmaraësi Mendi Qyra në një prononcim për TVM2 shprehet se kur ndërmeren masa kufizuese duhet paralelisht të mendohet edhe për masa ndihmesë për biznesin.
“Çdo masë e ndërmarë si pasoj e Covid 19 dihet që është katastrofike edhe përkundër asaj që më herët kishim një mbyllje të biznesit dhe pasojat ishin shumë të mëdha dhe tani me masat e reja dëmet do të jenë akoma më të mëdha. Qeveria paralelisht, në momentin kur merr masa të këtilla duhet të ndërmarë edhe masa tjera për të ndihmuar biznesin për të paktën të mbiejtoj, ktu them për disa kategori më të goditura siç është gastornomia dhe turizimi dhe transporti.”, tha Mendi Qyra, sipërmarrës.
Nuk ka lloj biznesi që nuk dëmtohet nga mbyllja në këtë situatë, përveç farmaceutikës, thotë Qyra.
“Edhe ndërtimatria ka pasojat e veta për arsye se punohet me orar të kufizuar. Masat paraprake të qeverisë ishin shumë modeste, dhe dhan një ndihmesë shumë të vogël, ato ishin për një afat shumë të shkurtër për diku 4/5 muaj dhe mendoj që tani duhet të mendojë mire qeveria sepse pas dy gotidjeve të një pasnjëlshme sigurisht që do të ndikoj në biznesin në përgjithesi.”, tha Qyra.
Me masat që ka mirtuar Qeveria për të frenuar përhpajen e vales së tretë të koronavirusit, gastronomia dhe shumë sectorë të tjerë janë ankuar se po dëmtohen në mënyrë indirekte.
ZEKIRJA MEXHITI
