Maqedoni
Koalicionimet parazgjedhore, Mehmeti: Përfitime kanë të dy kampet politike
22.08.2021 17:51
Koalicionimet parazgjedhore mes partive politike shqiptare dhe maqedonase.....

Koalicionimet parazgjedhore mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, në taborin opozitar dhe atë qeverisës, për zgjedhjet lokale të tetorit, opoinionisti Ibrahim Mehemeti i vlerëson si një zgjidhje momentale për partitë, për tu konsoliduar dhe për tu adaptuar ndaj kërkesave reale të elektoratit.
“Koalicionimet parazgjedhore të partive politike vijnë si rezultat i interesave të partive politike. Elektorati gjinjë e më shumë po bëhet më i emancipuar në aspektin politik dhe kërkon më tepër oferta reale sesa utopike.”, tha Ibrahim Mehmeti, analist politik.
Mehmeti për TVM2 thotë se nuk përjashton mundësinë që koalicionimet parazgjedhore mes partive shqiptare dhe maqedonase mund të nxisin revoltë dhe dëshpërim tek një pjesë e elektoratit në të dy kampet, kurse tek një pjesë tjetër entuzijazëm për një fillim të ri politik. Megjithëse është herët të flitet për efektet pozitive apo negative, shton se nga ky lloj bashkëpunimi përfitojnë të dy taboret politike, edhe ai shqiptar edhe tabori maqedonas.
“Koalicionet ju mundesojnë partive shqiptare për të pasur një qasje më të lehtë në aspektin e reaalizimit të premtimeve ndaj elektoratit te vet. Edhe partite maqedonase kanë interesat e tyre sepse në betejën garuese pritet që rezultati të jetë shumë i afërt mes forcave politike maqedonase, andaj koalicionimet me partitë shqiptare u jep një shansë që të dalin fitimtarë.”, tha Mehmeti.
Mehmeti thotë se nuk mund të bëhen paralele mes zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare. Pavërësisht nga rezultati, fitorja në lokale nuk mund të jetë reper dhe të implikojë nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me përjashtime kur një parti i fiton të gjitha komunat më të mëdha në vend. Qytetarët e vendit në masë të madhe arrijnë të bëjnë dallimin mes kërkesave për nivelin lokal dhe atij qëndror.
MERITA GASHI
