Maqedoni
Covid 19, 14 vitkima dhe 882 të infektuar
22.08.2021 18:11
Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.591 testime të realizuara 882...

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.591 testime të realizuara 882 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Kryeson Shkupi me 333 ndërkohë që Tetova ka 109 të infektuar. Qytetet e tjera kanë numra dyshifrorë. Strumica 80, Kumanova 59, Gostivari 46, Kërçova 42, Shtipi dhe Dibra nga 28, në Ohër 20, Veles 18, Prilep 17, Strug 14, Kavadarci dhe Koçani nga 12 secila ndërsa Manastiri dhe Sveti Nikole nga 9, Resnja 8, nga 6 në Bogdani dhe Kratovë, nga 5 në Negotinë dhe Radovish, nga 3 në Gjevgjeli, Vinicë dhe Makedonski Brod, Delçeva dhe Probistip me nga 2 secila, dhe Berova, Krusheva dhe Demir Hisara me nga 1 të infektuar.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 140 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 14 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin. Nga katër në Shkup dhe Tetovë, tre në Gostivar dhe nga një në Kumanovë, Ohrër, dhe Vinicë.
Deri më tani, gjithsej 1,108,429 teste të Covid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 168,872, numri i pacientëve të shëruar është 152,098, numri i vdekjeve është 5,668, dhe numri i rasteve aktive është 11,106.
