Maqedoni

Pandemia dëmton turizmin në vend, shumë turistë anulojnë pushimet në Ohër dhe Strugë

22.08.2021 18:36

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), përveç shkaktimit të një krize shëndetësore...

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), përveç shkaktimit të një krize shëndetësore, ka shkaktuar edhe krizë në ekonomi. Më së shumti ka prekur sektorin e turizmit, si dhe sektorë të tjerë që lidhen me turizmin, respektivisht hotelierinë, zanatet dhe transportin. Organizaimi I koncerteve në Ohër dhe Strugë, ka qenë shkak për infektimin e shumë personave. Shumë turista I kanë anuluar pushimet në Ohër dhe Strugë shkak I valës së katër të virusit corona. Pronarët e lokaleve thonë se është shumë vonë për të ndërmarr masa.
 
“Nuk janë ndërmarr masat më kohë dhe mendoj së kjo është shumë vonë tani të ndërmerren masat. Kjo do të shkaktojë revolt te të punësuarit sepse do mbesin pa punë,si dhe pronarët e hoteleve gjithashtu do mbesin pa klient. Në këtë mënyre do shkaktohet krizë në turizëm. Gjithashtu kjo ngjallë frikën te turistët. Kemi informata nga pronarët e hoteleve që shumë rezervime janë anuluar.”, tha një pronar lokali.
 
“Para kohë u liruam shumë. Gabimi më I madh ishte organizimi I koncerteve sepese aty ka pasur tubime massive dhe afërsi të madhe mes njerëzve pa asnje distancë.”, u shreh një pronar lokali.
 
Pronarët e lokaleve ankohen që fitimet kanë rënë nga 50% në 70% humbje.
 
“Kjo është një katastrof për ne, njerëzit ikin puna bije, kjo gjendje nuk është duke u rregulluar.” , tha një pronar lokali.
 
“Prej ditës që janë vendosur masat puna shkon shumë dobët,filluan të ikin turistët. Numri I klientëve ka rënë nën 50%. Ka klient që duan të ulen por nuk lejohet shkaku I masave.”, u shreh një pronar lokali.
 
Ohri dhe struga sezonin e kaluar ishin të stërbushur me turista. U organizuan me qindra dasma, koncerte dhe аhengje argëtimi me mijëra të pranishëm. Shumë rrallë janë respektuar masat për mbrojtje nga virusi. Nga Ministia ë shëndetësis thonë se 40% e të infektuarve kanë qënë në ndonjë dasëm ose aheng familjarë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU