Maqedoni
MPB: 648 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë
23.08.2021 09:17
Ministria e Punëve të Brendshme në aksion të përforcuar të veprimit në komunikacion gjatë ditës së djeshme...

Ministria e Punëve të Brendshme në aksion të përforcuar të veprimit në komunikacion gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 162 masa, mes të cilave 106 për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar.
“Gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 15:00 deri në orën 20:00, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e RMV-së për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se sa ishte e lejuar, ku 648 shoferë ishin e sanksionuar . Nga këto, 78 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 13 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 332 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në një zonë të populluar, dhe 316 jashtë zonës së populluar. Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta.”, thonë nga MPB.
