Maqedoni

“Gjithmonë dhe kudo”, 20 vjet Njësia për Intervenim të Shpejtë

23.08.2021 12:47

Me moton “Gjithmonë dhe kudo”, Njësia për Intervenim të Shpejtë shënoi 20 vjetorin e themelimit....

Me moton “Gjithmonë dhe kudo”, Njësia për Intervenim të Shpejtë shënoi 20 vjetorin e themelimit. Gjatë këtyre viteve, kjo njësi e rëndësishme policore është rritur në njësi e përsosur për të realizuar detyrat më specifike siç janë kërcënimet terroriste dhe protestat e dhunshme, kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe gjatë menaxhimit me krizën e refugjatëve, pandeminë dhe përhapjen e zjarreve, thanë krerët e qeverisë dhe MPB-së gjatë ceremonisë. 

"Në kohërat e vështira dhe të sfidave globale, pjesëtarët e Njësisë së Intervenimit të Shpejtë, ishin dhe vazhdojnë të jenë në vijat e para të ngadalësimit sistematik, mbrojtje dhe prevenim, sidomos gjatë  realizimit të suksesshëm të detyrave të tyre policore me pandeminë dhe fatkeqësive natyrore, gjegjësisht në shuarjen e zjarreve.”,- deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

“Njësia për Intervenim të Shpejtë (NJISh) për 20 vite u shndërruara në formacion të nevojshëm thelbësor për intervenimin e detyrave speciale policore. Si një nga mekanizmat thelbësore të sigurisë policore, NJISh po ashtu në mënyrë të hapur dhe dinamike  pranoi të gjitha reformat dhe transformacionet  e nevojshme  dhe sot është një nga shtyllat kryesore të funksionimit të sistemit të përgjithshëm policor.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Numri i saktë i pjesëtarëve të këtij njësiti nuk tregohet pasi kjo informatë është informacion i klasifikuar sekret për shkak të detyrave specifike që i realizon kjo njësi në terren. Ekzekutivi u zotua se edhe më tej do të angazhohet për të përforcuar, mbështetur dhe investuar edhe më shumë në njësinë e shpejtë policore. 
 
REXHEP QAMILI