Maqedoni

Pendarovski në Kiev për 30 vjetorin e të pavarësisë së Ukrainës

23.08.2021 13:11

Presidenti, Stevo Pendarovski, po qëndron për vizitë pune në Kiev....

Presidenti, Stevo Pendarovski, po qëndron për vizitë pune në Kiev, ku do të marrë pjesë në shënimin e 30 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës. Nesër, presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në ngjarjen qendrore, në sheshin e pavarësisë së Kievit dhe do të drejtohet nga presidenti Volodimir Zelenski, pas çka do të vijojë edhe parade festive e Forcave të armatosura të Ukrainës.
 
Në kuadër të vizitës së punës, Pendarovski do të ketë takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, ndërsa është paraparë takim me Sharl Mishel, kryetar i Këshillit Evropian, informojnë nga kabineti i presidentit.
 
Në festimin e 30 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, që mbahet nën sloganin “Ti je e imja - e vetmja”, është paraparë prania e më shumë se 40  delegacioneve nga vende dhe organizata ndërkombëtare.