Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, KShZ: Këtë javë mbërrijnë pajisjet “fingerprint”

23.08.2021 14:54

Në zgjedhjet lokale në tetor, për herë të parë në vend do të praktikohet metoda e votimit përmes identifikimit të shenjave gishtërinjve...

Në zgjedhjet lokale në tetor, për  herë  të parë në vend do të praktikohet metoda e votimit përmes identifikimit të shenjave gishtërinjve. Nga KShZ kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë proces të ri. Deri më 1 shtator në vend pritet të arrijnë 250 aparatet e para për “fingerprint” nga gjithsej 4000 mijë. Këto aparate do të shërbejnë edhe për trajnimin e këshillave zgjedhorë.
 
“Më së voni 1 shtator do të arrijë pjesa e parë e pajisjeve për identifikimin e votuesve me anë të shenjave të gishtërinjve, pjesa tjetër do të arrin në mënyrë sukseseve dhe deri më 1 tetor do të kryhet e tërë procedura sa i përket pajisjeve të dorëzuara nga ana e operatorit ekonomik. Procedurën e parë pritet të arrijnë diku deri më 250 pajisje, të cilat do të shërbejnë edhe nga an jonë si KShZ për trajnimin e këshillave zgjedhor dhe komisioneve komunale.”,- u shpreh nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.
 
Ditmire Shehu: Kemi protokolle anti-kovid për zgjedhjet
 
Edhe pse në vend për here të parë zbatohet një praktikë e tillë, në kohë të pandemisë, Shehu siguron se nuk do të ketë aspak probleme në ditën e zgjedhjeve. Madje tha se është miratuar edhe plani për trajnim të komisioneve, vëzhguesve zgjedhorë si dhe votuesve. 
 
“Ne si komision shtetëror zgjedhor i kemi ndërmarrë të gjitha masat sa i përket pjesës ligjore, se si do të realizohet në terren  edhe aty do të sjellim protokolle të veçanta. Jemi në koordinim me të gjithë institucionet tjera sa i përket pjesës teknike apo logjistike të cilën do ta kemi nevojë ne si KSHZ dhe mendojmë se nuk do të kemi asnjëfarë problemi në ditën e votimit.”,- theksoi nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.
 
Për TVM2, Shehu informon  se deri më 30 gusht duhet të përfundon procedura e mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatët e pavarur, shqyrtimi publik I listës zgjedhore përfundon më 9 shtator, deri më 11 shtator ora 00:00 duhet të dorëzohen listat nga partitë, e më 27 shtator fillon fushata zgjedhore. 
 
ERSAN PAJAZITI