Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, Zaev: Do të realizohet, mjaft u shty 20 vjet
23.08.2021 15:20
Kryeministri, Zoran Zaev, është i bindur se regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive do të zbatohet në muajin shtator...

Kryeministri, Zoran Zaev, është i bindur se regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive do të zbatohet në muajin shtator, ashtu siç është parashikuar me ligj.
Ai thotë se ndryshe nuk duhet të mendohet pavarësisht nga rrethanat me pandeminë sepse ky operacion statistikorë në vend nuk është zhvilluar tash e 20 vite. Beson se edhe numri i regjistruesve të nevojshëm do të plotësohet me kohë.
“Jam i sigurt dhe assesi ndryshe nuk duhet të mendojmë. Ashtu siç afrohet 5 shtatori fillimi i regjistrimit definitivisht po plotësohet numri i regjistruesve dhe veçanërisht në rajonet ku është hasur mungesë e tyre. Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ftoj qytetarët që të aplikojnë , pasi është krejtësisht e thjeshtë , vetëm të shtypin në aplikacionin që ta bëjnë paraqitjen në ueb faqen e ESHS-së. Është me rëndësi sepse vërtetë bëhet fjalë për një operacion statistikor që zhvillohet pas 20 viteve në vendin tonë.”,- tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
Zaev akuzoi opozitën për shtyrjen fillestar të këtij operacioni statistikor, ndërkaq theksoi se autoritetet po kryejnë të gjitha përgatitjet e duhura. Regjistrimi i popullsisë fillimisht ishte parashikuar që të zbatohet në muajin prill por me kërkesë të opozitës maqedonase i njëjti u prolongua për në muajin shtator.
NAIM RAMDANI
