Maqedoni
Qyteti i Shkupit, Këshilli miraton raportin për realizimin e buxhetit
23.08.2021 16:14
Këshilli i Qytetit të Shkupit, miratoi Raportin mbi realizimin e buxhetit për vitin 2021...

Këshilli i Qytetit të Shkupit, miratoi Raportin mbi realizimin e buxhetit për vitin 2021, për periudhën 6 mujore ku përfshihen edhe raportet mbi punën e ndërmarrjeve publike të qytetit për vitin aktual. Sipas të dhënave të Qytetit të Shkupit, në gjysmën e parë të vitit 2021, të hyrat e përgjithshme janë realizuar në vlerë prej mbi tre miliardë denarë, një arritje prej 43,7 për qind në krahasim me atë të planifikuar. Rritja është vërejtur në buxhetin e dotacioneve dhe buxhetin e aktiviteteve të vetëfinancimit, në buxhetet e tjera ka pasur rënie të shpenzimeve.
VMRO-DPMNE: Shilegov i ka borxh kompanive publike 10 mln euro
Këshilltarët e opozitës thanë se ishin të pakënaqur me raportet. Opozitarja VMRO DPMNE akuzon madje kreun e qytetit të Shkupit se jo vetëm që nuk realizoi asnjë projekt apo investim të ri, por i futi ndërmarrjet publike në 10 milion euro borxhe.
“Shilegov shpenzoi 4 buxhete të qytetit dhe nuk ka bërë asnjë projekt të vetëm. Nuk ka asnjë investim të ri në infrastrukturë. Ndërmarrjet e qytetit kanë miliona minuse. Vetëm JSP Shkup, ka një deficit në bilanc për gjashtë muajt e parë të vitit, prej gati 140 milionë denarë, NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi -40 milionë denarë dhe NP Higjiena Komunale -13 milionë denarë. Në total, Shilegov i vendosi këto tri kompani në minus për gati 200 milionë denarë. Me borxhet e vjetra dhe të reja në 4 vitet e fundit, borxhi i ndërmarrjeve të qytetit është 10 milionë euro”,- akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
SEDAT SELIMI
