Maqedoni

Gjendje e rënduar në Gostivar, 100 pacientë në spital, 100 infektime ditore

23.08.2021 17:05

Vala e katërt e pandemisë, e cila ka goditur Gostivarin dhe rrethinën...

Vala e katërt e pandemisë, e cila ka goditur Gostivarin dhe rrethinën, për çdo ditë rezulton me mbi 100 infektime të reja.
 
Aktualisht në spitalin e Gostivarit trajtohen mbi 100 pacientë, pjesa më e madhe prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit.
 
Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, situatën e vlerëson të rëndë, gjë që ka intensifikuar edhe  koordinimin me Ministrin e Shëndetësisë me qëllim të analizimit të mundësive që, në rast nevoje, disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetësore në vend.
 
Qytetarët vlerësojnë se duhet treguar më tepër ndërgjegjshmëri, të respektohen rekomandimet shëndetësore dhe të bëhet vaksinimi më i gjerë i popullatës.
 
Të martën do të mblidhet edhe Shtabi i Krizës, i cili për disa muaj nuk kishte mbajtur takim.
 
LULZIM HAIRI