Maqedoni
Përfundimi i teatrit të Tetovës, Stefoska thotë se ka buxhet, nuk jep afate
23.08.2021 17:50
Kanë kaluar 10 vite nga vënia e gurthemelit të teatrit të Tetovës, por objekti assesi të përfundojë...

E pyetur se edhe sa vite të tjera do të duhen, ministrja e kulturës, Irena Stefoska, thotë se janë ndarë mjetet financiare edhe këtë vit nga resori që drejton, megjithatë pa saktësuar se kur Tetova do të bëhet me ndërtesë teatri.
“Për teatrin ka buxhet, d.m.th. këtë vit është vazhduar projekti për teatrin dhe nga ana e Ministrisë së Kulturës, janë siguruar mjete. Me sa jam e informuar, këtë vit janë vazhduar aktivitetet për teatrin dhe thirrja publike është në proces.”,- deklaroi ministrja e kulturës, Irena Stefoska.
Sevkovska promovoi ndërkohë thirrjen publike për dixhitalizimin e rreth 5 milion materialeve pranë Institutit të Gjuhë Maqedonase “Kërste Misirkov”, projekt i përbashkët i Ministrisë dhe Fondit për Inovacione dhe Zhvillimin Teknologjik, që ka të bëjë me digjitalizimin e trashëgimisë kulturore – pra të materialeve të cilësuara si të çmuara e që ruhen në Institutin e Gjuhës Maqedonase.
GYLTENE SINANI
