Maqedoni

Osmani: RMV mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

23.08.2021 18:11

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Samitin iniciues të Platformës së Krimesë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Samitin iniciues të Platformës së Krimesë, që u mbajt në Kiev, Ukrainë. Anëtare të BE-së dhe NATO-s, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare.
 
Në fjalimin e tij, Osmani e riafirmoi mbështetjen e pahamendur të Republikës së Maqedonisë së Veriut për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare.
 
“Republika e Maqedonisë së Veriut e përshëndet mbajtjen e Samitit të Platformës së Krimesë të iniciuar si mekanizëm koordinues ndërkombëtar për rishqyrtimin e çështjes së Krimesë, duke theksuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke u mbështetur në normat e së drejtës ndërkombëtare, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendimet e organizatave të tjera ndërkombëtare”, theksoi Osmani.
 
Në ngjarje u përfaqësuan më shumë se dyzet vende në nivelin më të lartë.. Në kuadër të ngjarjes, u miratua Deklarata e Përbashkët e pjesëmarrësve të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, së cilës iu bashkua edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këtë përvjetor, në Kiev po qëndron edhe presidenti Pendarovski.