Maqedoni
Kovid 19: 27 viktima, 333 raste të reja, 367 të shëruar
23.08.2021 18:32
Shqetësues është numri I fataliteteve që në 24 orët e fundit është rritur në 27...
8 qytetarë nga Shkupi që nuk fituan dot betejën me virusin, bashkë me 4 qytetarë nga Gostivari, nga 3 në Tetovë, Kumanovë e Kërcovë, nga një në Strumicë, Dibër, Prilep, Strugë, Manastir dhe Shën Nikollë.
Nga 3 022 testime të kryera në 24 orët e fundit janë regjistruar ndërkohë 333 raste të reja. Kryeson Shkupi me 206 të infektuar, i ndjekur nga Gostivari me 33, Kumanova 19, Kërcova 13, Struga 10, Strumica e Dibra nga 9, Prilepi 7, Tetova, Kavadari e Ohri nga 5, Manastiri, Kocani, Shen Nikolla nga 1, Velesi, Gjevgjelia, Probishtipi, Shtipi, Krusheva e Makedonski Brod nga një të infektuar.
367 janë të shëruarit, një shifër kjo që jep pak optimizëm kraharuar me numrin e të infektuarve.
Shifrat e fundit e çojnë në 11 042 numrin e rasteve aktive në vend. Vazhdon e rëndë sitiata edhe në Kosovë ku në 24 orë u regjistruan 17 viktima dhe 1.067 raste të reja.
Në Shqipëri u regjistruan 397 infektime të reja por për fat të mirë asnjë fatalitet.
