Maqedoni
Menaxhimi i pandemisë, ASH-AAA: Kaosi gjatë vaksinimit shtoi shifrat
23.08.2021 18:53
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar mënyrën se si qeveria është duke e menaxhuar krizën e krijuar nga rritja...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar mënyrën se si qeveria është duke e menaxhuar krizën e krijuar nga rritja e madhe e numrit infektimeve Covid.
Sipas tyre, për rritjen e rasteve po ndikon kaosi i krijuar në pikat e vaksinimit. Ata i bëjnë thirrje Qeverisë që urgjentisht të vihen në funksion ekipe mobile për vaksinim.
“Situata po eskalon gati se në çdo qytet, prandaj ne si koalicion apelojmë deri te Qeveria që urgjentisht të vihen në funksion ekipe mobile për vaksinim, tu jepet e drejta mjekëve amë që t’i vaksinojnë pacientët e tyre si dhe në qytete përveç shtëpive të shëndetit të ketë nga një pikë vaksinimi në shesh të çdo qyteti. Në këtë mënyrë mundësia për shpërndarjen e virusit do të minimizohej dukshëm dhe do të arrihej më shpejtë te imuniteti i dëshiruar kolektiv.”,- deklaroi Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët.
