Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qeveria e vonuar me fushatën e vaksinimit

23.08.2021 19:14

Edhe VMRO-DPMNE e quan të vonuar fushatën e qeverisë për vaksinim masiv...

Edhe VMRO-DPMNE e quan të vonuar fushatën e qeverisë për vaksinim  masiv.

“Pas më shumë se nëntë muajsh, që kur filloi vaksinimi kundër Koronës në të gjitha vendet, në Maqedoni nuk kishte vaksina. Tani, më shumë se dhjetë muaj pas kësaj, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe vendosën të organizojnë fushatë për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen. Vala e katërt ndodhi për shkak të paaftësisë së tyre, sistemi shëndetësor nuk është organizuar për asnjë valë që nga fillimi i pandemisë. Për shkak të paaftësisë së tyre, numri i vdekjeve është rritur në 6,000”, akuzojnë  nga VMRO-DPMNE.