Maqedoni
Parashikimi i motit
24.08.2021 09:01
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm me erë të dobët nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 31 deri në 37 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, temperatura minimale do të ulet në 16 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 35 gradë Celsiusë.
Nesër paralajmërohet mot jo stabil me vranësira dhe reshje lokale të shiut.
