Botë

SHBA, shkon në 22 numri i viktimave nga përmbytjet

24.08.2021 10:44

Banorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara filluan të pastrojnë dëmet e shkaktuara nga stuhia tropikale Henri...

Së paku 22 persona kanë humbur jetën teksa të dielën përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan për 45 të zhdukurit, pasi përmbytje masive përfshinë Tennessee-n në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autostrada në qytetin Ëaverly ishte e pakalueshme për shkak të shirave të dendur dhe ka pasur ndërprerje të energjisë në qarqet Hickman, Houston dhe Humphreys.

Në ora 20:00 hyri në fuqi ora policore në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë helikopterët dhe ekipet e ndihmës të dërguara në rajon vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkimit dhe shpëtimit.
 
Ndërkohë uragani “Henry” ka goditur shtetin Rhode Island, ku më shumë se 140.000 familje mbetën pa energji elektrike. 
 
Qendra amerikane për Ndjekjen e Uraganeve, tha se uragani “Henry” mund të sjellë reshje të mëdha shiu dhe të shkaktojë përmbytje në disa rajone.
 
Lajm i mirë për amerikanët është tërheqja e stuhisë tropikale Henri. Banorët në pjesën verilindore të SHBA-ve, filluan të pastrojnë dëmet e shkaktuara.
 
Asnjë viktimë nuk është raportuar nga stuhia, por mijëra mbetën pa energji elektrike në të gjithë rajonin.