Maqedoni

Libri i parë digjital i matematikës, autorët: Gjithëpërfshirës, forcon konkurrencën

24.08.2021 11:13

Ekipi i autorëve prezantoi librin e parë digjital të matematikës për klasën e 4....

Ekipi i autorëve prezantoi librin e parë digjital të matematikës për klasën e 4, ku vëmendje e veçantë i kushtohet pjesës së aktiviteteve kërkimore, për të krijuar ose simuluar probleme reale në zgjidhjen e të cilave nxënësit do të zbatojnë matematikën. Me librin e ri, edhe mësuesit do të kenë materiale moderne gjatë punës së tyre të përditshme në klasë. Ky libër shënon fillimin e reformave për klasën e parë deri të katërtën, e që do të zbatohen plotësisht deri në klasën e nëntë në 5-6 vitet e ardhshme.

"Qasja që është e pranishme në të gjithë materialin është kërkim-zbulim, teksti është dinamik, ruan kuriozitetin dhe krijon një mjedis nxitës mësimor, përmes përzgjedhjes së përmbajtjes dhe aktiviteteve që do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve të nxënit.”,- tha autorja Dr. Tatjana atanasova.
 
"Këto materiale ofrojnë një gamë të gjerë detyrash për zgjidhjen e problemeve që synojnë përmirësimin dhe rritjen e aftësive matematikore në shkrim-leximin funksional në zonat ku studentët kanë performuar më keq në testet ndërkombëtare të matematikës.",- theksoi autorja, Valdeta Alija.
 
"Si ekip, ne u përpoqëm të hartonim materiale mësimore gjithëpërfshirëse, me ngjyra dhe udhëzime të qarta për të ndihmuar secilin nxënës t'i përdorë sipas aftësive dhe nevojave të tyre. Po i përgatisim nxënësit tanë të jenë qytetarë aktivë europianë që do të jetojnë dhe punojnë në epokën e re "teknologjike - digjitale", në një ekonomi të bazuar në dije.”,- u shpreh autori, Dobri Jovevski.