Botë

“Krimea është e Ukrainës”, samiti evropian unanimisht kundër rusisë

24.08.2021 12:46

Teksa vëmendja është e përqendruar tek Afganistani, çështja e Krimesë dhe Rusisë...

Teksa vëmendja është e përqendruar tek Afganistani, çështja e Krimesë dhe Rusisë mund të kthehet tashmë në një arenë të re ngërçesh politike globale.“Krimea është e Ukrainës”. Me këto fjalë presidenti, Volodymyr Zelenski, e hapi samitin ndërkombëtar të mbajtur në Kiev të quajtur “Platformë për Krimenë”, ku  morën pjesë liderë të mbi 40 shteteve të ndryshme Presidenti ukrainas, akuzoi Kremlinin se e ka kthyer Krimenë në një bazë ushtarake dhe paralajmëroi aleatët për rrezikun që sjell për fqinjët dhe mbarë Europën. Ai kritikoi edhe Perëndimin për dështimin e vazhdueshëm për t’i kthyer Ukrainës territorin e aneksuar nga Rusia.
 
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se Brukseli nuk do ta njohë kurrë Krimenë si pjesë të Rusisë.
 
Pavarësisht 7 viteve të sanksioneve ekonomike, Moska qëndron fuqishëm në kontroll të gadishullit, të cilin e pushtoi në vitin 2014.