Botë
Rrahu për vdekje të renë dhe e braktisi në derën e spitalit, arrestohet autori i krimit në Kosovë
24.08.2021 13:07
Policia e Kosovës ka vënë në pranga autorin e vrasjes së rëndë të një vajze të re që tronditi mbarë opionionin shqiptar....

Policia e Kosovës ka vënë në pranga autorin e vrasjes së rëndë të një vajze të re që tronditi mbarë opionionin shqiptar.
Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares M.O. me të cilën sapo ishte martuar, është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.
Hetimet nisën pasi të dielën pasdite, trupi i pajetë i një vajze ishte dërguar nga dy persona në Urgjencën e Ferizajt, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.
Prokuroria e Ferizajt tha gjithashtu se i akuzuari kryesor për vrasjen, Krivaqa, dyshohet se për motive të dobëta, e ka keqtrajtuar fizikisht të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Në Ferizaj sot po mbahen protesta kundër dhunës ndaj grave.
