Maqedoni

“Delta” mbush spitalet, mjekët: Po infektohen edhe të rinjtë

24.08.2021 15:15

Varianti “Delta” vazhdon të mbush spitalet. Klinika Infektive në Shkup ka plotësuar tërë kapacitetin e saj...

Varianti “Delta” vazhdon të mbush spitalet. Klinika Infektive në Shkup ka plotësuar tërë kapacitetin e saj, aktualisht këtu dhe në spitalin modular ka 160 pacientë. Një pjesë e tyre janë në gjendje pak më serioze, me mbështetje oksigjeni. Për dallim nga vala e kaluar, tani infektologët thonë se me variantin “Delta” infektohen kryesisht të rinjtë, një pjesë e tyre përfundojnë në spital me pasqyrë më të rëndë klinike pas komplikimeve që u shkaktojnë sëmundjet tjera shoqëruese që edhe as ata vet ndoshta më herët nuk i kanë ditur.
 
“Me sa duket vala e fundit e virusit Korona është më e fuqishme që kemi parë deri tani, duke zhvilluar gjendje të rëndë klinike në veçanti tek popullata e moshës së re dhe e moshës së mesme, ku nuk dimë paraprakisht se ata mund të kenë sëmundje tjera shoqëruese që janë ndoshta edhe arsyeja për zhvillimin e gjendjes së rëndë klinike.”,- u shpreh drejtoresha Klinikës Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq.
 
Imunizimi i popullatës, Stevanoviq: Vaksinat treguan se janë efikase
 
Në Klinikën Infektive në Shkup mesatarisht kontrollohen rreth 100 pacientë çdo natë. Një pjesë për shkak të gjendjes së tyre të rënduar me Kovid, por ka edhe nga ata të cilët edhe përkundër simptomave të lehta vijnë për t’u kontrolluar nga frika. Autoritetet apelojnë për racionalitet dhe mençuri me vizitat në këtë klinikë. Por, pyetja kryesore është se sa na mbrojnë vaksinat anti-Covid nga llojet e virusit Korona dhe si e kalojnë Covidin të vaksinuarit.
 
“Mund të ndodhen infektime edhe tek qytetarët të vaksinuar kundër Covid-19, mirëpo tek te vaksinuarit pa sëmundje tjera shoqëruese nuk përkeqësohet aq lehtë gjendja e tyre shëndetësore dhe zakonisht nuk hospitalizohen.”,- u shpreh drejtoresha e Klinikës Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq.
 
Pacientët e vdekur në Klinikën Infektive në Shkup nuk kanë qenë të vaksinuar, sqaron Stevanoviq.
 
“Pacientët të cilët kanë ndërruar në Klinikën Infektive në Shkup deri tani nuk kanë qenë të vaksinuar. Madje tek të gjithë kanë pasur disa sëmundje tjera shoqëruese. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ata të cilët mendojnë se janë absolutisht të shëndosh e mirë të vazhdojnë të mendojnë se nuk mund t’u përkeqësohet situata në rast të infektimit.”,- tha drejtoresha e Klinikës Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq.
 
Infektologët apelojnë për imunizim masiv të popullsisë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohet përhapja dhe format e rënda të virusit Korona tek pacientët e infektuar.


REXHEP QAMILI