Maqedoni

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, DMDh: Do të rritet siguria e të dhënave personale

24.08.2021 16:12

Hyri në fuqi Ligji i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme...

Hyri në fuqi Ligji i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale të Parlamentit Europian dhe KE-së. Ligji u miratua në shkurt, por implementimi i tij u vonua për t’i dhënë mundësinë kompanive dhe institucioneve që të përshtaten me ndryshimet. Me ligjin e ri mes tjerash secila kompani pa marrë parasysh nëse është e madhe apo e vogël si dhe çdo institucion është i detyruar të ketë oficer për mbrojtje të të dhënave personale, kurse mbrojtja e të dhënave do të jetë në një nivel më të lartë se më parë, ku kontrolluesi i të dhënave duhet të ndërmerr veprimet të caktuara për të përmirësuar dhe përshtatur sistemin e tij për mbrojtje të të dhënave personale.
 
“Tani subjekti është më sovran. Ai vendos se kur dhe kujt do ti jep të dhënat e tij personale, cilën kategori të të dhënave personale dhe për çfarë qëllimi. Faktikisht, janë të përcaktuara me ligj, normat me të cilat mund të përpunohen të dhënat në përputhje me ligjin, por para së gjithash sidomos në sektorin privat si bazë për përpunim do të paraqitet pajtueshmëria e subjektit të të dhënave personale, i cili do të vendos se a do të pajtohet të përdoren të dhënat e tij personale për atë qëllim apo jo.”,- deklaroi zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Igor Kuzevski.
 
Kompanitë, institucioneve dhe organizatat nga vendet e BE-së që operojnë në RMV, deri tani kanë punuar në përputhje me rregulloret europiane, gjegjësisht ligjin u i cili është plotësisht i harmonizuar me këtë dokument thonë nga DMDHP.
 
ERSAN PAJAZITI