Maqedoni

“Personat me kimioterapi, të vaksinohen”. MSh: Në vend 685.775 qytetarë janë vaksinuar

25.08.2021 16:11

Personat të cilët janë me kimioterapi mjekët e tyre i këshillojnë që mos të vaksinohen...

Personat të cilët janë me kimioterapi mjekët e tyre i këshillojnë që mos të vaksinohen. Por, tani pa certifikatë të vaksinimit nuk mund të shkojnë askund, sepse gjithkund kërkohet. Ndërsa autoritetet shëndetësore  thonë se vaksinimi rekomandohet për të gjitha grupet që janë në rrezik të shtuar të infeksionit dhe në këto grupe ka pacientë me kancer të cilët janë në një lloj terapie të veçantë.
 
“Klinika onkologjike apelon që të gjithë pacientët të vaksinohen dhe të konsultohen me mjekët e tyre specialistë se kur të marrin vaksinën, në cilën fazë të marrjes së kimioterapisë. Procesi i vaksinimit për njerëzit të cilët për arsye shëndetësore nuk mund të arrijnë në pikën e vaksinimit, kanë mundësi të thërrasin vizitë në shtëpi dhe të vaksinohen në shtëpi.”,- informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. 
 
Shoqata e Kancerit “Borka” thotë se pothuajse të gjithë anëtarët e saj janë vaksinuar, pavarësisht nëse po marrin kimioterapi.
 
“Ne kemi anëtarë që janë në kimioterapi, por janë vaksinuar, mbase këto janë raste individuale nëse janë alergjikë ndaj disa përbërësve. Unë pretendoj se një anëtar i ngushtë i familjes që merrte kimioterapi mori vaksinën. Ne e vlerësojmë se është veçanërisht e rëndësishme për pacientët me kancer.",- tha Biba Dodeva nga Shoqata "Borka".
 
Deri dje janë vaksinuar gjithsej 685.775 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10.688 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 14.554 qytetarë.
 
REJHANE BUSHI METAJ