Maqedoni

Ndryshohen disa masa anti-Covid, dasmat edhe më tej mbeten të ndaluara

25.08.2021 16:46

Me ndryshimet e fundit të masave anti-Covid, lejohet organizimi dhe mbajtja e ngjarjeve sportive...

Me ndryshimet e fundit të masave anti-Covid, lejohet organizimi dhe mbajtja e ngjarjeve sportive, kulturore, me pjesëmarrje të publikut.
 
Gjithashtu lejohet edhe puna në restorante, kafene, bastore,  koncerte, seminare në hapësira të mbyllura me 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërsa në hapësirë të hapur deri në 50% të kapacitetit. Ndërsa organizimi i dasmave dhe ahengjeve tjera në ambiente të mbyllura edhe më tej mbetet e ndaluar.
 
“Me ndryshimin dhe plotësimet parashihet organizimi I ngjarjeve sportive  me pjesëmarrje të publikut, ngjarje të kulturës, punë në restoranteve, kafene, bastore,  koncerte, seminare, punëtori dhe ngjarje të tjera në hapësira të mbyllura deri me 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërsa në hapësirë të hapur deri në 50% të kapacitetit, me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje nga Covid-19. Gjithashtu mbetet në fuqi ndalesa për mbajtjen e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve hotelerike.”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
 
Në fuqi mbeten masat edhe për hyrje dalje nga të gjitha pikat kufitare.
 
“Për hyrje në territorin e RMV-së prej një shtatori të këtij viti dua të rikujtoj se është i detyrueshëm posedimi i certifikatës apo vërtetimit për imunizim gjegjësisht për marrjen e së paku dy dozave, vërtetimit për Covid-19 të kaluar në 45 ditët e fundit duke u llogaritur nga dita e shërimit dhe testi negative PCR.”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
 
Ndryshe të gjithë qytetarët që do të kthehen në vend pas një shtatorit të këtij viti dhe nuk kanë test negativ apo vërtetim se janë të imunizuar do t’u përcaktohet masa për izolim prej shtatë ditësh.
 
NAIM RAMADANI