Maqedoni
Qeveria, 780 afganë në RMV, kryesisht vendosen në Shkup
25.08.2021 17:11
Gjithsej 780 qytetarë të Afganistanit do të vijnë në vendin tonë, tha zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski...

Gjithsej 780 qytetarë të Afganistanit do të vijnë në vendin tonë, tha zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.
Duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarit, Arsovski tha se shumica e afganëve do të vendosen në periferi të Shkupit.
“Për 780 qytetarë nga Afganistani pra për këtë shifër Qeveria merr përsipër detyrimin për të siguruar strehim dhe për t'u kujdesur për ta, për t'i ndihmuar ata që ta kalojnë këtë periudhë më lehtë, teksa do të qëndrojnë këtu për 90 ditë. Sa i përket hoteleve, është përgjegjësi e organizatave ndërkombëtare që të mbulojnë kostot.”,- deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.
