Maqedoni
QMK: Shtatë zjarre u lokalizuan dhe u shuan
25.08.2021 17:34
Në të gjithë territorin e vendin gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë zjarre aktive të cilat janë lokalizuar dhe shuar...

Në të gjithë territorin e vendin gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë zjarre aktive të cilat janë lokalizuar dhe shuar, informon Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Ai i bën thirrje qeverisë për heqjen e ndalimit për lëvizjes nëpër pyje.
“Nga një zjarr është vërejtur rreth qyteteve të Shkupit, Ohrit, Krushevës dhe Negotinës, dhe katër prej tyre ishin me rrënjë të vogla rreth Manastirit. Duke pasur parasysh situatën me numrin e zjarreve të hapur, si dhe situatën e favorshme hidrometeorologjike, Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave e rekomandoi Qeverinë të marrë një vendim për heqjen e ndalimit të lëvizjes në pyje, miratuar më 3 gusht.”,- tha Ilija Bojarovski nga QMK.
Bojarovski shtoi se QMK është ende duke monitoruar dhe koordinuar situatën me zjarret. Ai u bën thirrje NP “Pyjet Kombëtare” të vazhdojnë patrullimin për lokalizimin e zjarreve të mundshme që ndërhyrja për shuarjen e zjarreve të jetë sa më herët.
SEDAT SELIMI
