Maqedoni
Hapet për vaksinim, salla e vogël në qendrën "Boris Trajkovski"
26.08.2021 12:26
Nga sot, vaksinimi kundër kovid do të rinisë edhe në sallën e vogël te qendra "Boris Trajkovski" në Shkup....

Nga sot, vaksinimi kundër kovid do të rinisë edhe në sallën e vogël te qendra "Boris Trajkovski" në Shkup.
Autoritetet vendosën ta rihapin pikën më të madhe të vaksinimit në vend, pas rritjes së interesit për vaksinimin, i cili krijoi turma në qendrat e tjera të vaksinimit, duke u kthyer në një rrezik otencial për klasterë të rinj. Vaksinimi është pa caktim paraprak, njësoj si në pikat e tjera në të gjithë vendin ku vazhdon imunizimi.
Aktualisht në vend janë vaksinuar plotësisht 507,443 qytetarë dhe numri ditor është rreth 14,500.
Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, përqindja më e lartë e vaksinimit është tek të moshuarit. Përqindja më e ulët është në mesin e të rinjve nsaj autoritetet shëndetësore shtojnë apelet për vaksinimin e tyre, duke shpjeguar se po zvogëlohet kufiri i moshës për ata që infektohen mes të rin jve e që zhvillojnë një pamje të rëndë klinike të sëmundjes.
"Duke u mbështetur në imunitetin natyror dhe shëndetin e mirë, të rinjtë refuzojnë ose zgjasin imunizimin, gjë që i vë ata në një rrezik dukshëm më të lartë të infeksionit dhe në rast infeksioni, ata shpesh zhvillojnë simptoma dhe komplikime të rënda sepse nuk mbrohen në mënyrë adekuate", thonë nga MSh.
