Maqedoni

KShZ vazhdon punën, rrjedhin afatet ligjore për zgjedhjet lokale

26.08.2021 14:03

Rrjedhin afatet ligjore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit...

Rrjedhin afatet ligjore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Aktualisht po zhvillohet procedura për inspektimin publik të Listës së Zgjedhësve, procedurë që zgjat deri më 9 shtator. Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se deri të mërkurën, Listën e Zgjedhësve e kontrolluan 3910 qytetarë. Janë parashtruar 9 kërkesa për regjistrim, 12 kërkesa për fshirjen e të dhënave dhe 3 kërkesa për ndryshim të të dhënave në Listën e Zgjedhësve. Rrjedhin ndërkohë afatet edhe për mbledhjen e  nënshkrimeve të kandidatëve të pavarur për kryetarë komunash dhe listat e këshilltarëve të pavarur.
 
Afati për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për ta zgjatur deri në mesnatën e 30 gushtit. Zyrat rajonale të KShZ-së janë të hapura çdo ditë nga 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite. Më 27, 28 dhe 29 gusht, ato do të punojnë deri në orën 21:00 dhe më 30 gusht deri në mesnatë. Vazhdojnë edhe përgatitjet për pritjen e rreth 200 terminaleve për skanimin e shenjave të  gishtërinjve që shumë shpejt duhet të mbërrijnë në KShZ, e më pas do të bëhet trajnimi i atyre që do t’i përdorin.
 
Deri më 1 tetor duhet të mbërrijnë të 4000 terminatel e porositura, pasi në këto zgjedhje për herë të parë do votohet me shenja gishtërinjsh. Vetëm të sëmurët nuk do të jenë të detyruar të identifikohen me shenjat e gishtit, por për ta do përdoret si deri më tani, llampa UV dhe boja. Për të votuar, ata duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentet mjekësore në zyrat rajonale dhe zyrat e KShZ-së, përmes një përfaqësuesi ose në mënyrë elektronike. Fushata zgjedhore fillon mesnatën e 27 shtatorit dhe përfundon në mesnatën e 15 tetorit. Zgjedhjet, përsëri do të mbahen nën protokollet anti-Covid-19, më 17 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve është më 30 tetor.