Maqedoni
Nisma përkrahje për mësim online, kundër mësimit me prezencë fizike
26.08.2021 17:10
Qeveria duhet ta ndryshojë vendimin për mësim me prezencë fizike në rrethana kur numri i të infektuarve në bazë ditore....

Qeveria duhet ta ndryshojë vendimin për mësim me prezencë fizike në rrethana kur numri i të infektuarve në bazë ditore është tejet i larët dhe rreth 30 të vdekur në ditë, thonë nga Nisma “Përkrahje për mësimin online”. Sipas kësaj nisme, në një klasë me 35 nxënës është e pa mundur fëmijët të mbajnë distancë.
“Jo shkaqe mjekësore apo jo mjekësore, por vetëm vullnet të prindit, sepse përgjegjësia për këtë nivel të sëmundjes së dhjeta mijëra njerëzve, të cilëve u rrezikohet jeta, e ka qeveria.”,- u tha nga Nisma “Përkrahje për mësim online”.
Carovska: Viti i ri shkollor nis me prezencë fizike
Ministrja e Arsimit ka sqaruar se mbetet në fuqi vendimi i qeverisë që nga një shtatori të mbahet mësim me prezencë fizike. Nëse Komisioni për Sëmundje Infektive jep alarm për rritje të rrezikut, ekzistojnë edhe dy skenarët tjerë, mësim të kombinuar apo mësim online.
“Përpiqemi t’i respektojmë të gjitha protokollet. Shkollat të kujdesen për higjienën për implementimin e protokolleve dhe në atë mënyrë të parandalohet bartja e virusit. Këtë e dëshmuam edhe vitin e kaluar kur nuk kishte bartje interne të virusit në shkolla. Kështu pres të ndodhë edhe këtë vit.”,- u shpreh Milla Carovska nga MASh.
Ndërkohë, nga Nisma “Mësim dhe libra patjetër të ketë”, kundërshtojnë programin e ri, përkatësisht janë kundër digjitalizimit të librave.
“Fëmijë të moshës gjashtë vjeçare do të mësojnë përmbajtje sensitive, fëmijë të shkollës fillore do të mësojnë orientim seksual. Unë si prindër nuk pajtohem që kjo është e drejtë dhe nuk do të lejoj që fëmija im të mbajë orë të tillë mësimi, kemi bërë anketë joformale në grupin që e kemi prej 80 mijë anëtarëve dhe shumica e prindërve ndajnë mendim të njëjtë me ne.”,- u tha nga Nisma “Mësim dhe libra patjetër të ketë”.
Prindërit kërkojnë takim me ministren Carovska, në të kundërtën paralajmërojnë bojkot të mësimit.
GYLTENE SINANI
