Maqedoni

Regjistrimi dhe zgjedhjet, Mariçiq: Nuk do të rriten numrat e të infektuarve

26.08.2021 17:47

Vala e re e infektimeve me Covid-19 që ka kapluar vendin nuk pritet të shtyjnë procesin e regjistrimit dhe zgjedhjet...

Vala e re e infektimeve me Covid-19 që ka kapluar vendin nuk pritet të shtyjnë procesin e regjistrimit dhe zgjedhjet, thekson për TVM1 ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq. Siguroi qytetarët se regjistrimi do të jetë i sigurt, ndërsa apeloi palët e përfshira në proces që ta zbatojnë ashtu siç duhet këtë operacion statistikor, ndërsa porositi partitë që të mos e përdorin politikisht. 
 
“Janë konfirmuar protokollet shëndetësore në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, janë konfirmuar kushtet se si të organizohet regjistrim i sigurt për qytetarët që ata të jenë të sigurt... Apeloj që sa më pak të politizohet, ndërsa sa më shumë të zbatohet ashtu siç duhet teknikisht, me besueshmëri tek institucionet. Ne në kulmin e pandemisë gjatë vitit të kaluar kemi organizuar zgjedhje parlamentare dhe ajo në asnjë mënyrë nuk solli rritje të numrave të të infektuarve, në tetor kemi zgjedhjet lokale dhe sërish do t’i organizojmë me protokolle të njëjta dhe presim që zbatohen pa ndikim në numrat dhe edhe regjistrimin në frymën e kësaj pres që ta zbatojmë shpejt dhe me efikasitet duke mos ndikuar në rritjen e numrave.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
 
Në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe propozimet e OSBE/ODIHR, Mariçiq tha se do të provohet në një moment tjetër për shkak se për këto zgjedhje çështja e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor është e mbyllur. 
 
ZEKIRJA MEXHITI