Maqedoni

RISE hapi thirrjen e dytë për mbështetjetë sipërmarrësve të rinj socialë

26.08.2021 19:39

Projekti RISE, filloi me thirrjen e dytë të hapur për aplikime për sipërmarrës të rinj nga vendi ynë....

Projekti RISE, filloi me thirrjen e dytë të hapur për aplikime për sipërmarrës të rinj nga vendi ynë dhe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, për zhvillimin e ideve për ndërmarrjet shoqërore. Përmes një sërë punëtorish, ligjëratash, takimesh, programe mobile dhe mbështetjes financiare, të rinjtë do të kenë mundësinë të mësojnë, të rriten, të formësojnë biznesin e tyre dhe në të njëjtën kohë,  të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të bashkësive të tyre lokale. ARNO fton të rinjtë nga vendi që  të aplikojnë deri më 26 shtator.
 
Gjashtë inkubatorët lokalë në Ballkanin Perëndimor, janë në këkrim të  të rinjve të moshës 18 deri në 35 vjeç nga rajoni, të rinj, të cilët në një grup prej të paktën dy personash, do të jenë  të motivuar për të mësuar mbi sipërmarrjen sociale dhe për t'u përfshirë në programin rajonal.
 
Aplikantët duhet të jenë ambiciozë dhe të përkushtuar për zhvillimin e një ideje konkrete me ndikim shoqëror dhe në të njëjtën kohë të jenë të të mësojnë nga  të rinjtë e tjerë në rajon. Duke marrë pjesë në programin RISE, të rinjtë gjithashtu zhvillojnë aftësi që kontribuojnë në punësimin e tyre. Aplikantët e interesuar duhet të kenë identifikuar një çështje sociale ose mjedisore që ata duan të trajtojnë dhe / ose të punojnë në një ide, por pa filluar aktivitetet e vërteta të biznesit. 
 
"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se jetojmë në kohë të vështira, të paparashikueshme dhe në një vend me kontekstin dhe nivelin e vet të zhvillimit, por ne në ARNO, i lusim të paktën  të rinjtë që mos e thonë më narrativën "Nuk ka asnjë mundësi këtu për ne", "Posi pra, asgjë nuk funksionon këtu". RISE është një program që  jep mundësi jo vetëm për inovacione, për të ëndërruar, por edhe për të provuar të ndryshojë gjërat, për të mësuar diçka dhe në fund të ditës,  për të parë nëse një problem është i vështirë për t'u zgjidhur dhe për ta adresuar  në një nivel dhe vend tjetër. Dëgjuam gjatë info-sesionit Marija Arsoskan, fituesen e vitit të kaluar të programit, e cila është një hap larg nga hapja e një dyqani (si fillimin në internet)zero-mbeturina. Ne u bëjmë thirrje të sinqertë të rinjve që të aplikojnë dhe të tregojnë optimizëm, kreativitet dhe pse jo, edhe të dëshmojnë se ndryshimet e  mira mund të ndodhin dhe ndërmarrjet shoqërore në vendin tone, mund të hapen," tha Irina Janevska nga ARNO.
 
RISE (Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Social) synon të pasurojë ekosistemin e sipërmarrjes sociale në Ballkanin Perëndimor dhe t'u mundësojë të rinjve të zhvillojnë zgjidhje inovative sociale, të cilat do të kontribuojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin në rajon. Ndryshimi pozitiv në Ballkanin Perëndimor është i mundur, ndërsa stabiliteti dhe prosperiteti, mund të arrihen vetëm duke nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal.
 
Projekti RISE promovon dialogun dhe bashkëpunimin midis aktorëve dhe shteteve,  përmes mobilitetit të  pjesëmarrësve , duke organizuar trajnime rajonale, shkëmbime, punëtori dhe evente të tjera  dhe me krijimin e një rrjeti të vërtetë të sipërmarrësve të rinj.
 
RISE është një projekt trevjeçar që filloi më 1 tetor 2019 dhe zbatohet në gjashtë vende në Ballkanin Perëndimor.