Maqedoni
Kovid 19: 27 viktima, 1082 raste të reja, 492 të shëruar
26.08.2021 20:34
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit numrit të fataliteteve nga Covid 19 I janë shtuar edhe 27 qytetar....

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit numrit të fataliteteve nga Covid 19 I janështuar edhe 27 qytetar. 7 prej tyre janënga Shkupi, 6 nga Tetova, 5 nga Gostivari dhe nga një në Kumanovë, Prilep, Ohër, Shtip, Strumicë dhe Makedonski Brod. 26 prej tyre vdiqën në spital mdërsa një vdiq në shtëpi.
Nga 5,982 testime të kryera në 24 orët e fundit janë regjistruar ndërkohë 1082 raste të reja. Kryeson Shkupi me 406 të infektuar, i ndjekur nga kumanova me 93, Tetova 87, Gostivari 72, Strumica 70, Kërçova 57, Prilepi dhe Velesi me nga 32 secila, Kavadarci, Ohri dhe Struga me nga 24, Manastiri 23, Shtipi 21, Radovishi 18, Resnja 15, Kochani 14, Gjevgjeli dhe Delçevo 9 secila, Sveti Nikole, Kriva Pallanka dhe Vinica 7 secila, Dibra 6, Makedonski Brod 5, Negotino dhe Kratova nga 4, Valandova 3, Probistipi, Krusheva dhe Makedonska Kamenica nga 2 secila, Bogdanci, Pehçevë dhe Dojran me nga 1.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informon se 492 pacientë janë shëruar dhe numri i rasteve aktive për momentin është 13,235.
