Maqedoni
Parashikimi i motit
27.08.2021 10:46
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por priten reshje me intervale të shkurtra kohore në disa qytete të vendit. Do të fryjë erë e dobët në drejtim të perëndimit dhe do të ketë lagështi të madhe në të gjithë teritorin.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës prej 26 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm ku temperaturat e ditës do të lëvizin prej 16 deri në 30 gradë Celsius.
Edhe gjatë fundjavës do të ketë temperatura të njejta kurse pasditën e së dielës pritet të ketë të reshura të mëdha.
