Maqedoni
128 shkelje të komunikacionit në Shkup, 41 sanksione për tejkalim të shpejtësisë
27.08.2021 11:00
Ministria e Punëve të Brendshme dje vazhdoi me kontrolle të intensifikuara aksionale në fushën e trafikut në Shkup....

Ministria e Punëve të Brendshme dje vazhdoi me kontrolle të intensifikuara aksionale në fushën e trafikut në Shkup, gjatë të cilave u shqiptuan gjithsej 128 masa.
Nga MPB informojnë se 41 vozitës janë sanksionuar për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 11 për vozitje pa patentë shoferi, tre për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër për përdorim të telefonit celular, gjashtë për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara, 4 për shkelje të kryera nga çiklistët dhe motoçiklistët, 42 për parkim të paligjshëm.
MPB thotë se veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut do vazhdojnë dhe u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rriitet siguria në komunikacion.
