Maqedoni
6 të vdekur, 124 të hospitalizuar në Tetovë
27.08.2021 12:08
Vazhdon e rëndë situata Covid në Tetovë. Në 24 orët e fundit atje u regjistruan 6 fatalitete dhe 124 të hospitalizuar....

Vazhdon e rëndë situata Covid në Tetovë. Në 24 orët e fundit atje u regjistruan 6 fatalitete dhe 124 të hospitalizuar. Mes të hospitalizuarve të rinj, 7 qytetarë ishin të vaksinuar me një dozë, ndërsa 7 të tjerë me të dy dozat e vaksinave. GJithashtu 124 pacientë janë në terapi oksigjeni ndërsa 167 janë vizituar në ambulancën ditore.
Autoritetet e Spitalit apelojnë që pacientët që kanë simptoma të paraqiten menjëherë për trajtim, e të tjerët të respektojnë rreptësisht masat anticovid. Komuna kërkon mësim online në javët e para të shtatorit, me shpresë që situate epidemiologjike të prmirësohet. Kjo kërkesë po diskutohet nga autoritetet qëndrore. MInistrja Carovska thotë se KSI u takua dhe diskutoi kërkesat e Shtabit të Krizave të Komunës së Tetovës, që viti shkollor të fillojë me mësime online dhe që mësuesit e pavaksinuar të testohen një herë në javë, por me paratë e tyre.
“Jemi në koordinim me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Komisioni po shqyrton kërkesën dhe derisa të marrim një përgjigje nuk do të doja të spekuloja. Sigurisht, ai vendim do t'i kalojë Shtabit të Përgjithshëm Koordinues dhe Qeverisë," tha Carovska pas vizitës në Shkollën Fillore Dane Krapcev në komunën e Gazi Babës.
