Maqedoni
“Paqja e Vestfalisë”, Zaev e Tscipras marrin nesër çmimin ndërkombëtar
27.08.2021 12:23
Nesër në ceremoni solemne do të ndahet Çmimi Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë”...

Nesër në ceremoni solemne do të ndahet Çmimi Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë”, i cili për vitin 2020 i është ndarë kryeministrit Zoran Zaev dhe ish kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tscipras.
Federale të Gjermanisë. Në shpjegimin e çmimit thuhet se “Zoran Zaev dhe Aleksis Tscipras arritën marrëveshje historike që si shembull i qasjes së lartë diplomatike, zgjodhi një çështje të hapur dhe me këtë, mes tjerash, dhanë kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit të Ballkanit”. Në ceremoninë solemne nesër në Munster, çmimin dy laureatëve do t’ua ndajë Presidenti i Letonisë, Egils Levic, si përfaqësues i tre vendeve baltike të cilët këtë çmim e fituan për vitin 2019.
