Maqedoni

Carosvka: Mësim i sigurt, me respektim të protokolleve

27.08.2021 13:32

Mësim online nga 1 shtatori do të mund mbajnë fëmijët me sëmundje kronike...

Mësim online nga 1 shtatori  do të mund mbajnë fëmijët me sëmundje kronike, por prindërit do të duhet ta dëshmojnë këtë me dokumentacion mjekësor. Mësimin online mund ta ndjekin edhe fëmijët,  prindërit e të cilëve do të dëshmojnë se ka një arsye mjekësore për këtë. Në situata të tilla, prindërit dhe autoritetet e shkollës marrin  vendim të përbashkët për përfshirjen e nxënësit në mësimdhënie përmes një forme tjetër. MASh shpreson që mësimdhënësit të vaksinohen në masë, përfshirë edhe ata me sëmundje kronike, për të zvogëluar rrezikun e infektimit. Carovska gjithsesi siguron se procesi mësimor, do të zhvillohet i sigurt edhe për fëmijët, edhe për stafin arsimor.
 
“Gjëja më e rëndësishme është të mbetemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, sepse mësimi edhe këtë vit organizohet në kushte pandemie, megjithëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës është gati për kalim të shpejtë në një model tjetër dhe një proces të sigurt arsimor.”,- deklaroi ministrja e arsimit, Milla Carovska.
 
Një ditë më parë, disa prej prindërve reaguan se ndjehen të diskriminuar me këtë vendim  dhe  kërkuan që të mund të zgjidhnin klasat online pa procedura burokratike. Ministria e Arsimit thekson se mësimi i pranisë fizike është opsioni më i mirë për nxënësit dhe nuk ka alternativë tjetër më të mirë. Shkollat po përgatiten intensivisht. Shumë prej tyre  pajisur me aparate dezinfektimi, shumë komuna kanë siguruar fonde të mjaftueshme për dezinfektim dhe higjienë personale.
 
Aktualisht po punohet për pajisjen e klasave shkencore në mbi 260 shkolla fillore, dhe janë blerë 10.000 tableta, të destinuar kryesisht për nxënësit e klasës së katërt të cilët vijnë nga familje në rrezik social, në mënyrë që  të mund të përdorin tekstet digjitale, që janë risi këtë vit. 3,000 tableta  tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla. Tekstet shkollat i kanë marrë me kohë, thotë Carovska, sipas së cilës asnjë prind nuk duhet të shqetësohet për cilësinë e mësimit dhe sigurinë e fëmijëve të tyre.
 
GYLTENE SINANI